Aktualitet

Furnizoheshin në Holandë e Shqipëri, shkatërrohet grupi i drogës në Rumani, në krye shqiptari

Banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri.

5 Shkurt 2023, 19:47 Nga I.A
Furnizoheshin në Holandë e Shqipëri, shkatërrohet grupi i
Momenti i operacionit

RUMANI- Një bandë droge e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë është goditur gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në Rumani. Stirileprotv shkruan se dyshohet se kreu i grupit të jetë një shqiptar.

Banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri. Nëpërmjet kësaj bande sigurohej droga, ndërsa transportet i kryenin me motorë dhe makina, por që rezultonin t’i kishin të regjistruara në emër të të afërmve të tyre

Makinat modifikoheshin në një servis, zakonisht jashtë vendit për të përgatitur vendet e posaçme për fshehjen e drogës. Mjetet përgatiteshin për të transportuar 10 deri në 12 kilogramë lëndë narkotike. Droga vinte në Rumani dhe më pas shpërndahej për shitje. Të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm investohej në mallra luksi, me qëllim fshehjen e burimit të të ardhurave.

shkaterrohet grupi shqiptar ne rumani

Sondazh

Poll