Aktualitet

Digjet transformatori në Memaliaj, rreth 4 mijë banorë prej 24 orësh pa energji elektrike

Bëhet me dije se gati 4 000 mijë banorë kanë mbetur pa energji, ndërkohë që mësohet shkak për këtë është bërë djegia e një transformatori në fshatin Kashisht.

5 Shkurt 2023, 21:16 Nga I.A

Digjet transformatori në Memaliaj, rreth 4 mijë banorë prej 24

MEMALIAJ- Banorët e njësive administrative Buz dhe Luftinnje në bashkinë Memaliajt kanë mbetur pa energji elektrike prej rreth 24 orësh. Bëhet me dije se gati 4 000 mijë banorë kanë mbetur pa energji, ndërkohë që mësohet shkak për këtë është bërë djegia e një transformatori në fshatin Kashisht.

Gjithashtu probleme janë shfaqur edhe në njësinë administrative Cepo, bashkia Gjirokatës. Prej gjashtë orësh banorët ndodhen në errësirë totale. Sakaq punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për të rregulluar defektin.

nderpritet energjia elektrike ne memaliaj

Sondazh

Poll