Aktualitet

Covid, MSH: 7 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 208 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 7 qytetarë.

5 Shkurt 2023, 17:57 Nga I.A

Covid, MSH: 7 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË-  Asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 208 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 7 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient.

Njoftimi i MSH-së:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vlorë. Janë 117 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 208
Testime totale 2,032,554
Raste pozitive 333,277
Raste të shëruara 329,564
Raste Aktive 117
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 98
Fier 8
Vlorë 3
Berat 3
Durrës 3
Elbasan 2

covid-19 covid ne vend

Sondazh

Poll