Bota

Tërmeti shkatërrues në Turqi, SHBA: Gati të ofrojmë ndihmë

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan shkruan se SHBA është e thellësisht e shqetësuar nga ky tërmet dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

6 Shkurt 2023, 07:56 Nga A.B
Tërmeti shkatërrues në Turqi, SHBA: Gati të ofrojmë
Termeti

TURQI- SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke lënë 190 viktima. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan shkruan se SHBA është e thellësisht e shqetësuar nga ky tërmet dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkruan ai.

Një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 190 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.

termet ne turqi

Sondazh

Poll