Bota

Tërmeti 7.4 ballë në Turqi dhe Siri, mbi 200 viktima, qindra të plagosur dhe të bllokuar në 2 vendet

Të paktën 76 persona janë raportuar të vdekur në Turqi, 119 të tjerë viktima në Siri dhe qindra të plagosur në të dy vendet.

6 Shkurt 2023, 07:08 Nga A.B
Tërmeti 7.4 ballë në Turqi dhe Siri, mbi 200 viktima, qindra
Termet

TURQI-Një tërmet me magnitudë 7.4 ka tronditur Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë të paktën 195 persona sipas autoriteteve. Të paktën 76 persona janë raportuar të vdekur në Turqi, 119 të tjerë viktima në Siri dhe qindra të plagosur në të dy vendet.

Tërmeti 7.4 ballë në Turqi dhe Siri, mbi 200 viktima, qindra

Disa ndërtesa janë shkatërruar ndërsa njerëzit u mblodhën jashtë në rrugët me borë në Pazarcik. Tërmeti u përqendrua në qytetin Pazarcik në provincën Kahramanmaras, rreth 20 milje nga qyteti i Gaziantep, në një thellësi prej 6 miljesh dhe sipas raportimeve pati gjashtë pasgoditje të fuqishme.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Tërmeti 7.4 ballë në Turqi dhe Siri, mbi 200 viktima, qindra

Tërmeti u ndje në kryeqytetin Ankara dhe qytete të tjera turke, si dhe në të gjithë rajonin më të gjerë. Rushdi Abualouf, një producent i BBC-së në Rripin e Gazës, tha se kishte rreth 45 sekonda dridhje në shtëpinë ku ai po qëndronte.

Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë. Ata thanë se një lëkundje e dytë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë. Turqia shtrihet në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë. Në vitin 1999, më shumë se 17,000 njerëz u vranë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi veriperëndimin e vendit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll