Bota

PËRMES FOTOVE- Pasojat e tërmetit në Turqi, ndërtesat e rëna dhe kërkimi i të mbijetuarve

Punonjësit e shpëtimit dhe banorët po kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave në disa qytete në të dy anët e kufirit. 

6 Shkurt 2023, 07:28 Nga A.B
PËRMES FOTOVE- Pasojat e tërmetit në Turqi, ndërtesat e
Termeti

TURQI- Këto fotografi tregojnë kërkimin për të mbijetuar mes ndërtesave të rrënuara dhe mbeturinave në Turqi dhe Siri. Tërmeti ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, duke rrëzuar ndërtesa dhe duke i dërguar banorët e panikuar në natën e ftohtë të dimrit.

Punonjësit e shpëtimit dhe banorët po kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave në disa qytete në të dy anët e kufirit. 

PËRMES FOTOVE- Pasojat e tërmetit në Turqi, ndërtesat e

Të paktën 130 ndërtesa kanë rënë në provincën Malatya të Turqisë, e cila është fqinje me epiqendrën, tha guvernatori Hulusi Sahin. Në qytetin turk të Dijarbakirit, të paktën 15 ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit kanë bërë thirrje për heshtje ndërsa dëgjonin për të mbijetuarit në një ndërtesë 11-katëshe të rrëzuar.

Në veriperëndim të Sirisë, Mbrojtja Civile Siriane e opozitës e përshkroi situatën në rajonin e kontrolluar nga rebelët si "katastrofike", duke thënë se ndërtesa të tëra ishin shembur dhe njerëzit ishin bllokuar në rrënoja.

PËRMES FOTOVE- Pasojat e tërmetit në Turqi, ndërtesat e

Mediat shtetërore të Sirisë raportuan se disa ndërtesa u shembën në qytetin verior të Alepos dhe në qytetin qendror të Hama. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll