Bota

Pamje të rënda: Qytetarja poston video e ngujuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, kërkon ndihmë

Një qytetare e cila ndodhej nën rrënoja në Hataj ka bërë një video me celularin e saj dhe ka kërkuar ndihmë.

6 Shkurt 2023, 07:52 Nga A.B
Pamje të rënda: Qytetarja poston video e ngujuar nga rrënojat e
Gruaja

TURQI- Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm i cili ishte 7.4 ballë. Situata në rajonet e goditura është alarmante me disa ndërtesa që janë shembur ndërkohë ende nuk dihet se çfarë dëmi në njerëz mund të ketë shkaktuar.

Një video e rëndë është publikuar në mediat turke mëngjesin e sotëm. Një qytetare e cila ndodhej nën rrënoja në Hataj ka bërë një video me celularin e saj dhe ka kërkuar ndihmë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka tronditur disa qytete atje. Erdogan ka shkruar se ekipet e shpëtimeve janë në vendin e ngjarjes dhe se po bëhet gjithçka për ta përballuar situatën.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, ka shkruar Erdogan.

termet ne turqi

Sondazh

Poll