Bota

Lufta në Ukrainë/ Ministri i mbrojtjes: Nuk të do godasim territorin rus me raketa të reja

Ai tha se Rusia mund të nisë sulmin e ri në shkurt për arsye simbolike rreth përvjetorit të parë të pushtimit të saj, por se burimet e Moskës nuk ishin gati nga pikëpamja ushtarake.

5 Shkurt 2023, 15:41 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Ministri i mbrojtjes: Nuk të do godasim
Oleksii Reznikov

UKRAINË- Ministri i mbrojtjes sw Ukrainws, ka deklaruar se Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze më të gjatë të premtuara nga SHBA për të goditur territorin rus dhe do të synojë vetëm njësitë e opozitës në territorin e pushtuar ukrainas. Të premten, SHBA konfirmoi se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës ishte përfshirë në një paketë ndihme ushtarake prej 2.175 miliardë dollarësh për të ndihmuar Kievin në luftën e tij me Rusinë, shkruan Skynews. 

"Ne gjithmonë u themi zyrtarisht partnerëve tanë se nuk do të përdorim armët e furnizuara nga partnerët e huaj për të qëlluar në territorin rus.  Ne gjuajmë vetëm mbi njësitë ruse në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht”, tha Reznikov. 

Reznikov gjithashtu shtoi se Ukraina priste një ofensivë ruse këtë muaj, por Kievi kishte rezervat për të mbajtur forcat e Moskës. Ai tha se Rusia mund të nisë sulmin e ri në shkurt për arsye simbolike rreth përvjetorit të parë të pushtimit të saj, por se burimet e Moskës nuk ishin gati nga pikëpamja ushtarake./Dosja.al

oleksii reznikov

Sondazh

Poll