Bota

Sulmet e njëpasnjëshme ruse, 40% e popullsisë në Odesa pa energji elektrike

Ndërprerje emergjente të energjisë elektrike po zbatohen në qytetin port jugor. Sipas Shmyhal, furnizimi me energji elektrike u rivendos për 200,000 konsumatorë dhe objekte kritike të infrastrukturës gjatë mbrëmjes dhe natës.

5 Shkurt 2023, 14:58 Nga a.l
Sulmet e njëpasnjëshme ruse, 40% e popullsisë në Odesa pa
Odessa

UKRAINË- Kryeministri Denys Shmyhal ka njoftuar se deri në 40% e konsumatorëve në Odesa rreth 280,000 njerëz - mbeten ende pa energji elektrike pasi një zjarr shpërtheu një ditë më parë në një nënstacion të mbingarkuar. Ndërprerje emergjente të energjisë elektrike po zbatohen në qytetin port jugor. Sipas Shmyhal, furnizimi me energji elektrike u rivendos për 200,000 konsumatorë dhe objekte kritike të infrastrukturës gjatë mbrëmjes dhe natës, shkruajnë mediat e huaja. 

Riparimet po vazhdojnë gjatë gjithë kohës në nënstacionin, ku një ditë më parë ndodhi një aksident teknologjik”, shkroi Shmyhal në Telegram, duke shtuar se gjeneratorë të fuqishëm po shkojnë drejt qytetit. 

Më shumë se 25 gjeneratorë tashmë kanë mbërritur dhe rreth 50 të tjerë janë rrugës, tha ai, pa specifikuar se kur do të dorëzohen. Zjarri në nënstacion vjen pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në sistemin energjetik të Ukrainës që nga tetori.  Rusia ka nisur 10 sulme në shkallë të gjerë në objektet energjetike duke përdorur raketa dhe dronë që atëherë.  Sulmet e përsëritura vranë dhjetëra njerëz dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes. Moska ka pranuar se sistemi energjetik i Ukrainës është një nga objektivat kryesore të saj. Sipas Konventave të Gjenevës, sulmi ndaj infrastrukturës jetike publike përbën një krim lufte.

denys shmyhal

Sondazh

Poll