Bota

Rokadë në qeverinë ukrainase, pritet të zëvendësohet ministri i Mbrojtjes

Pas shkarkimit, Reznikov mund të emërohet në një post të ri si Ministër i Drejtësisë, pasi askush në zyrën presidenciale nuk ka asnjë dyshim se Reznikov duhet të qëndrojë në qeveri.

5 Shkurt 2023, 15:17 Nga a.l
Rokadë në qeverinë ukrainase, pritet të
Oleksii Reznikov

UKRAINË- Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov pritet të shkarkohet nga posti i tij ministror javën e ardhshme. Mediat e huaja raportojnë se, zëvendësuesi i mundshëm për Reznikov mendohet të jetë Kyrylo Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës HUR. Në një intervistë që do të publikohet së shpejti me Ukrainska Pravda, Reznikov thuhet se mohoi çdo pretendim që lidhet me shkarkimin e tij së shpejti. 

Nuk kam pasur asnjë bisedë për dorëheqjen time nga kjo pozitë”, thuhet se ka thënë ai.

Një burim qeveritar konfirmoi për mediat ukrainase se Reznikov pritet shumë shpejt të zëvendësohet. Pas shkarkimit, Reznikov mund të emërohet në një post të ri si Ministër i Drejtësisë, pasi askush në zyrën presidenciale nuk ka asnjë dyshim se Reznikov duhet të qëndrojë në qeveri.

oleksii reznikov

Sondazh

Poll