Bota

Bërnabiç: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti e dobëson pozicionin e tij sa herë thotë “jo”

Bërnabiç komentoi kështu deklaratën e Kurtit se Asociacioni do të themelohet vetëm pas arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke.

5 Shkurt 2023, 15:24 Nga I.A
Bërnabiç: Do të këmbëngulim për Asociacionin,
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha sot se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe forcon pozitën e Beogradit në dialog, ndërsa sipas saj Kurti e dobëson pozitën e Kosovës sa herë që thotë “jo”. Bërnabiç komentoi kështu deklaratën e Kurtit se Asociacioni do të themelohet vetëm pas arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke.

“Aleksandar Vuçiç fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund ta shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë. Asociacioni është ajo për të cilën ne kapemi dhe këmbëngulja në formimin e tij e forcon pozitën tonë dhe e dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, tha ajo.

aleksandar vuçiç ana brnabiç albin kurti

Sondazh

Poll