Bota

Letrat e nënshkruara nga zyrtarët e BE-së: Sunak rrezikon një luftë tregtare me Evropën

Letrat e nënshkruara nga zyrtarët evropianë zbulojnë shqetësimin se Britania mund të ulë standardet në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve, duke shkelur kështu dispozitat e kushteve të lojës së barabartë në zemër të marrëveshjes pas Brexit.

5 Shkurt 2023, 11:08 Nga a.l
Letrat e nënshkruara nga zyrtarët e BE-së: Sunak rrezikon
Rishi Sunak

BRITANI- Zyrtarët e lartë të BE-së, janë shfaqur të shqetësuar sa i takon pozicionit të Rishi Sunak tashmë si kryeministri i ri i Britanisë së Madhe dhe raporteve të tij me vendet e Bahskimit Evropian. 

Sipas zyrtarëve, plani i kryeministrit britanik Rishi Sunak për të shfuqizuar mijëra ligje të BE-së deri në fund të vitit rrezikon të shkaktojë një luftë tregtare në shkallë të gjerë midis Londrës dhe Brukselit, shkruan TGCOM.

Letrat e nënshkruara nga zyrtarët evropianë zbulojnë shqetësimin se Britania mund të ulë standardet në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e punëtorëve, duke shkelur kështu dispozitat e kushteve të lojës së barabartë në zemër të marrëveshjes pas Brexit./ Dosja.al

rishi sunak

Sondazh

Poll