Bota

LUFTA/ Zelenskyy paralajmëron: Situata në lindje të Ukrainës po bëhet më e ashpër

Paralajmërimi i liderit ukrainas erdhi paralel me bombardimet që ishin duke u raportuar në rajonin lindor të Donetskut të shtunën, ndërsa një aksident në një termocentral në rajonin jugor të Odesa la gati 500,000 shtëpi pa energji elektrike .

5 Shkurt 2023, 11:02 Nga a.l
LUFTA/ Zelenskyy paralajmëron: Situata në lindje të Ukrainës
ushtria

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se situata në vijën e frontit lindor po bëhet më e ashpër, me Rusinë që hedh gjithnjë e më shumë trupa në betejë për të shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës. Paralajmërimi i liderit ukrainas erdhi paralel me raportimet për bombardimet në rajonin lindor të Donetskut të shtunën, ndërsa një aksident në një termocentral në rajonin jugor të Odesa la gati 500,000 shtëpi pa energji elektrike .

Më është dashur shpesh të them se situata në front është e vështirë dhe po bëhet më e ashpër dhe është sërish ajo kohë. … Pushtuesi po vendos gjithnjë e më shumë nga forcat e tij për të shkatërruar mbrojtjen tonë. Është shumë e vështirë tani në Bakhmut, Vuhledar, Lyman dhe drejtime të tjera,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij video të natës.

Trupat ruse, të cilat kanë bërë presion për një fitore të rëndësishme në fushëbetejë pas disa muajsh pengesa, janë përpjekur të mbyllin kontrollin e tyre në qytetin e Bakhmut dhe po përpiqen gjithashtu të kapin qytetin e afërt të minierave të qymyrit Vuhledar, gjithashtu në rajonin lindor të Donetsk.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll