Bota

Aksident i rëndë në Turqi, shoferi humb kontrollin, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur (FOTO)

Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

5 Shkurt 2023, 09:35 Nga A.B
Aksident i rëndë në Turqi, shoferi humb kontrollin, 8 të
Aksident

TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi. Teksa një autobus po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë. Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

Burimi: Haberturk

aksident ne turqi

Sondazh

Poll