Bota

Biseda telefonike me Putin/ Kancelari Scholz hedh poshtë pretendimet e Johnson: Nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

Putin e konsideron operacionin ushtarak në Ukrainë si një luftë për të çarmatosur fqinjin e tij, një ish-republikë tjetër sovjetike, dhe për të mbrojtur Rusinë kundër një Perëndimi agresiv. Ukraina dhe Perëndimi e quajnë një luftë të paligjshme për të zgjeruar territorin rus.

5 Shkurt 2023, 10:14 Nga a.l
Biseda telefonike me Putin/ Kancelari Scholz hedh poshtë pretendimet e
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbardhur bisedën telefonike që bëri më herët me presidentin rus Vladimir Putin duke hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrti britanik Boris Johnson i cili në fillim të kësaj jave tha se lideri rus e kishte kërcënuar atë me sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë.  

Nuk ka bërë asnjë kërcënim kundër meje apo Gjermanisë”, tha Scholz në një intervistë për gazetën e së dielës Bild am Sonntag.

Scholz tha se bisedat që ai pati me Putinin e bënë të qartë se ata kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një operacion special ushtarak, shkruan Reuters. 

Unë ia bëj shumë të qartë Putinit se Rusia ka përgjegjësinë e vetme për luftën. Rusia ka pushtuar fqinjin e saj pa asnjë arsye, në mënyrë që të marrë pjesë të Ukrainës ose të gjithë vendin nën kontrollin e saj”, tha Scholz.

Scholz ndër të tjera ka deklaruar se për shkak se ishte pikëpamja e Gjermanisë se veprimet e Rusisë shkelnin kuadrin e paqes të Evropës, ajo po i ofronte Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake. Ndërsa shtoi se ka një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy që armët e furnizuara nga Perëndimi duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas dhe jo në territorin rus.

"Ne kemi një konsensus për këtë," tha ai.

Putin e konsideron operacionin ushtarak në Ukrainë si një luftë për të çarmatosur fqinjin e tij, një ish-republikë tjetër sovjetike, dhe për të mbrojtur Rusinë kundër një Perëndimi agresiv. Ukraina dhe Perëndimi e quajnë një luftë të paligjshme për të zgjeruar territorin rus.

olaf scholz

Sondazh

Poll