Sport

Bundesliga/ Haller gjen golin e parë me Dortmundin. Kanceri i testistikujve i harruar

Sébastien Haller zbuloi korrikun e kaluar, menjëherë pasi kishte nënshkruar për Dortmundin, se vuante nga kanceri i testikujve. Gjashtë muaj më vonë, ai arriti një bast të çmendur, mposhti kancerin dhe riklthehet në fushë duke shënuar edhe golin e tij të parë zyrtar me ngjyrat e tij të reja.

4 Shkurt 2023, 17:56 Nga DOSJA

Bundesliga/ Haller gjen golin e parë me Dortmundin. Kanceri i testistikujve

GJERMANI - Një rikthim që meriton të gjithë duartrokitjet në botë. Futbollisti i Bregut të Fildishtë, Sébastien Haller, shënoi golin e tij të parë zyrtar të shtunën, që nga mungesa e gjatë për shkak të kancerit të testikujve, një sëmundje e zbuluar verën e kaluar. 

Goli erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes kundër Freiburgut, me një goditje me kokë të pandalshme, i cili fiksoi edhe një fitore të lehtë (5-1) të Dortmundit.

Dhjetë ditë më parë Haller mundi të festonte asistimin e parë në ndeshjen e tij të dytë. Kësaj radhe sulmuesi 28-vjeçar bëri atë që di më së miri. Mandati i parë dhe goli i parë nën ngjyrat e Dortmundit për atë që iu bashkua ‘verdhezinjve’ këtë verë nga Ajax Amsterdami, ku ishte shfaqur në nivelin më të lartë. 

“Objektivi im i parë është të kthehem në fushë dhe të shënoj golin tim të parë. Do të jetë një moment madhështor dhe emocionues”,- tha ai në fund të tetorit për një nga daljet e tij të para publike. Ky moment ka ardhur, nën brohoritjet e publikut mitik të Ruhrit.

Sëmundja e tij u zbulua në korrik, disa javë pas nënshkrimit të tij. Sulmuesi më pas iu nënshtrua disa operacioneve. Ai u kthye në stërvitje këtë vjeshtë, një rrugë shumë e vështirë që e lejoi atë të kthehej në garat zyrtare dy javë më parë. Ai tashmë është gati për përballjen kundër Chelseas në fazën eliminatore të Champions League (15 shkurt dhe 7 mars).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll