Aktualitet

Kontrolle blic në Itali/ 2 shqiptarë kapen në furgonin me targa të huaja, policia gjen 5 pako kokainë e heroinë të fshehura në çantat me ushqime

Në momentin që është dhënë urdhëri për t'i ndaluar e më pas për t'u kontrolluar, shqiptarët kanë shfaqur shenja nervozizmi duke ngritur më tepër dyshime tek policia.

4 Shkurt 2023, 14:37 Nga a.l
Kontrolle blic në Itali/ 2 shqiptarë kapen në furgonin me targa
Arrestohet shqiptari në Itali

ITALI- Dy shqiptarë të moshës 42 dhe 21 vjeç janë arretsuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët janë ndaluar gjatë një postblloku të planifikuar nga agjentët e Policisë Rrugore teksa ushëtoni me një furgon me targa të huaja. 

Në momentin që është dhënë urdhëri për t'i ndaluar e më pas për t'u kontrolluar, shqiptarët kanë shfaqur shenja nervozizmi duke ngritur më tepër dyshime tek policia. Këta të fundit kanë kontrolluar menjëherë pjesën e pasmë te furgonit ku u gjetën çanta të madhësive të ndryshme me ushqime të dekompozuara vaj, fruta dhe thasë me mish të cilat lëshonin erë të fortë, rrethanë kjo që policët i kthyen menjëherë te truku tipik që përdornin korrierët e drogës, për të mbuluar sa më shumë erën e drogës, në rastin e kontrolleve të drogës me njësitë e qenve.

Nga kontrolli i mjetit dhe personave, në një papafingo qendrore të kabinës së shoferit u gjetën 5 pako të mbuluara me celofan dhe të fiksuara me shirit ngjitës, me përmbajtje heroine dhe kokainë, me peshë totale 5.642 kg, një qese prej pëlhure me brenda nr. 8 pako kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të mbështjella po ashtu me celofan, për një shumë prej disa mijëra dhjetëra eurosh të cila arrijnë në total 73.205 euro. E gjithë shumë u sekuestrua ndërsa shqiptarët u vunë në pranga./ Dosja.al 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll