Aktualitet

Vodhi 4000 euro në bankomat/ Arrestohet 45-vjeçari shqiptar, qytetarët nuk tërhiqnin dot lekët, si u zbulua skema e vjedhjes

Autoritetet zbuluan se nuk bëhej fjalë për problem teknik por për veprim të dy hajdutëve bashkëpunëtorë, të cilët kishin vendosur një pajisje në brendësi të mbajtësit të kartëmonedhave për të bllokuar daljen e parave në pajisjen e instaluar. 

4 Shkurt 2023, 14:09 Nga a.l
Vodhi 4000 euro në bankomat/ Arrestohet 45-vjeçari shqiptar,
bankomat

ITALI- Një 45-vjeçar shqiptar është vënë në prang anga policia italiane. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka vjedhur 4 mijë euro nëpër bankomatet në Stresa dhe Baveno në bashkëpunim me një rumun 49- vjeçar. 

Qytetetarët kanë denoncuar për muaj me radhë për një mosfunskionim tek llogaria e tyre pasi edhe pse ekrani sinjalizonte se nuk kishte ndonjë problem, paratë nuk dilnin. Autoritetet zbuluan se nuk bëhej fjalë për problem teknik por për veprim të dy hajdutëve bashkëpunëtorë, të cilët kishin vendosur një pajisje në brendësi të mbajtësit të kartëmonedhave për të bllokuar daljen e parave në pajisjen e instaluar.  Siç raportojnë mediat italiane, të dy u gjurmuan nga karabinierët në një ndërtesë në Milano dhe do të merren në pyetje në ditët në vijim.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll