Aktualitet

Aksidenti në Gjirokastër/ Qytetari ra nga karroceria që tërhiqej nga kamionçina, arrestohet shoferi

Shoferi i mjetit do të përballet me akuzën për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

4 Shkurt 2023, 13:39 Nga a.l
Aksidenti në Gjirokastër/ Qytetari ra nga karroceria që
aksidenti në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shoferin i cili aksidentoi një qytetar ditën e djeshme te vendi i quajtur 'Kthesa e Lazaratit'. Qytetari ra nga karroceria që tërhiqej nga kamionçina. Shoferi i mjetit do të përballet me akuzën për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, shtetasi H. L. u rrëzua nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T. dhe ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, ju bëjmë me dije se specialistët e Seksionit Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. T., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”‘, thuhet në njoftimin e policisë.

 

arrestime ne gjirokaster

Sondazh

Poll