Aktualitet

Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

4 Shkurt 2023, 12:11 Nga a.l
Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve
Vlorë

VLORË- Lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë do të ndalohet për këtë fundjavë, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike për të kryer aktivitet në bregdet. Drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

NJOFTIM DATË 04 SHKURT 2023: 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 04 – 06 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 14:00 datë 04 shkurt 2023 në drejtimin Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 04-06 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll