Aktualitet

EMRAT/ 6 kg kokainë dhe heroinë, kush janë të arrestuarit e grupit kriminal, në krye 40-vjeçarja

Po ashtu janë arrestuar dhe 3 anëtarët e tij Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

4 Shkurt 2023, 11:40 Nga I.A
EMRAT/ 6 kg kokainë dhe heroinë, kush janë të arrestuarit e
Parate

TIRANË-  Emrat e anëtarëve të grupit kriminal dhe drejtueses së tij në Tiranë kanë dalë. Mësohet se nga operacioni 'Kutia e Pandorës' ka rënë në pranga 40-vjeçarja Brikena Frakulli e cila ishte dhe lidere e grupit. Po ashtu janë arrestuar dhe 3 anëtarët e tij Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Këta persona u kapën me 6 kg kokainë dhe heroinë të ndara në 1100 doza të vogla gati për shitje. Po ashtu u sekuestruan dhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

operacioni kutia e pandorës brikena frakulli hortenca biçaku klevi banushi artur kristo

Sondazh

Poll