Aktualitet

Kush e vrau Bledar Muçën?! I besuari i Florenc Çapjas sjell autoritetet belge në Shqipëri, prokurorët në kërkim të provave

Dëshmia e tyre konsiderohet e rëndësishme për çështjen. Njëri prej tyre është Shkëlzen Hasanpapa, i dënuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

3 Shkurt 2023, 16:48 Nga k.m.
Kush e vrau Bledar Muçën?! I besuari i Florenc Çapjas sjell
Bledar Muça

TIRANË- Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas, ka sjellë sërish në Shqipëri efektivë dhe prokurorë nga Belgjika në Elbasan. Hetuesit janë në kërkim të provave për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e 43-vjeçarit në Antverp. Burime për "BW" bëjne me dije se në Prokurorinë e Përgjithshme është ekzekutuar një letërporosi e autoriteteve belge, të cilët kërkonin autorizim për kontrollin e 3 banesave në Elbasan dhe pyetjen e disa personave.

Dëshmia e tyre konsiderohet e rëndësishme për çështjen. Njëri prej tyre është Shkëlzen Hasanpapa, i dënuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016. Hasanpapa u arrestua në Holandë dhe ekstradua në Shqipëri, në 2017 dhe prej asaj kohë ndodhet në burg, ku dhe u pyet nga autoritetet belge, por rrëfimi i tij mbahet top sekret.

Burimet janë të rezervuara për të konfirmuar nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur prova që mund të ndihmojnë hetuesit belgë në zbardhjen e krimit që tronditi Belgjikën, por deri më tani duket se hetimi ende po vazhdon pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar. 

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor. 

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

bledar muca florenc capja

Sondazh

Poll