Bota

Shkoi për të pastruar shtëpinë e gjyshes së vdekur, policia qëllon për vdekje të riun: E ngatërruam me hajdut

CNN shkruan se 28-vjeçari Joe Frasure Jr, kishte hyrë në shtëpinë e gjyshes së vdekur në Wyoming, Ohio, për të pastruar banesën, por policia e ngatërroi dhe hapën zjarr ndaj tij.

3 Shkurt 2023, 12:53 Nga I.A
Shkoi për të pastruar shtëpinë e gjyshes së vdekur,
Pamje nga ngjarja

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio të SHBA-ve, ku policia vrau për vdekje një 28-vjeçari pasi e ngatërroi atë me hajdut. CNN shkruan se 28-vjeçari Joe Frasure Jr, kishte hyrë në shtëpinë e gjyshes së vdekur në Wyoming, Ohio, për të pastruar banesën, por policia e ngatërroi dhe hapën zjarr ndaj tij. Kjo ngjarje ka sjellë reagim te shumë nga qytetarët dhe mediat amerikanë, të cilat shkruajnë për sjelljen e diskutueshme të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Policia kishte marrë një denoncim nga një fqinj i të moshuarës së ndjerë dhe dyshuan se ishte hajdut, duke menduar se ishte e çuditshme që dikush të ishte në atë shtëpi. Oficerët e policisë rrëfejnë se pasi kanë parë Frasure në banesë, i kanë thirrur por ai tentoi të largohej me një furgon. Kështu të “detyruara” hapën zjarr duke e qëlluar në kokë.

joe frasure jr

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2023, 11:52 A.B

BE-ja: Kosova ta formojë Asociacionin

Peter Stano Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe...