Politike

Artikulli i 'NYT' për Ramën, Berisha ndan shkrimin: Ai është personazhi kryesor, kjo foto i përshtatet

Sipas Berishës, Edi Rama është sot turp i botës së lirë dhe ai duhet të largohet, pasi cdo dite u vjedh shqiptareve.

3 Shkurt 2023, 12:21 Nga A.B
Artikulli i 'NYT' për Ramën, Berisha ndan shkrimin: Ai
Fotoja e Rames

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjaveshme me gazetarët iu referua një shkrimi të gjatë të gazetës së madhe amerikane, New York Times, duke thënë se ka njoftuar gjithë dosjen shqiptare. Sipas Berishës, Edi Rama është sot turp i botës së lirë dhe ai duhet të largohet, pasi cdo dite u vjedh shqiptareve.

'Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë. Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës.

Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll