Bota

VIDEO- Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në Ukrainë kapet me një milion dollarë para në divan

Ai arriti të shpallej i pafajshëm në gjykatë, e cila ia ktheu paratë.

3 Shkurt 2023, 07:55 Nga A.B
VIDEO- Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në Ukrainë kapet me
Parate

UKRAINË- Mes skandaleve të korrupsionit në Ukrainë, është publikuar një video e 1 milion dollarëve parave të fshehura nga ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i vendit, Oleksandr Myronyuk. Në fakt, ai arriti të shpallej i pafajshëm në gjykatë, e cila ia ktheu paratë.

Nexta publikoi një video, sipas së cilës Oleksandr Myronyuk kishte pothuajse një milion dollarë para të fshehura në një divan. Videoja dyshohet se është bërë gjatë hetimeve në gushtin e kaluar.

Mironyuk thuhet se i paraqiti gjykatës një "dokument" që thoshte se paratë e gjetura në divan nuk ishin të tijat, por i ishin dhënë hua nga një 86-vjeçare banore e Kharkiv, Eleonora Duminsh. Sipas Pravda, gjykata ia ktheu paratë e sekuestruara Mironyuk.

Kujtohet se Ukraina të mërkurën nisi një valë hetimesh që synojnë administrata, zyrtarë dhe personalitete, ndërsa autoritetet sigurojnë se lufta kundër korrupsionit është një prioritet në kuadër të përpjekjeve të luftës dhe ndihmës perëndimore.

Në mesazhin e tij të përditshëm me video, Presidenti Zelensky tha se "Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës, Byroja Shtetërore e Hetimit, Byroja e Sigurisë Ekonomike dhe Prokuroria kryen dhjetëra hetime dhe veprime të tjera në rajone të ndryshme dhe kundër personave të ndryshëm në kontekstin e procedimit penal”.

ukraine oleksandr myronyuk

Sondazh

Poll