Bota

Balona 'spiune' kineze ngjall pasiguri në qiejt e SHBA-ve, dyshohet se Kina po e përdor për të mbledhur informacione

Kina nuk ka komentuar ende për këtë rast.

3 Shkurt 2023, 07:32 Nga A.B
Balona 'spiune' kineze ngjall pasiguri në qiejt e SHBA-ve,
Balona

SHBA- Shtetet e Bashkuara po gjurmojnë një balonë të dyshuar kineze të vëzhgimit që është parë duke fluturuar mbi vende të ndjeshme ditët e fundit. Zyrtarët e mbrojtjes thanë se ishin të bindur se "baloni i mbikqyrjes në lartësi të madhe" i përkiste Kinës. Së fundmi është parë mbi shtetin perëndimor të Montanës.

Por udhëheqësit ushtarakë vendosën të mos e rrëzonin atë pasi kishte shqetësime mbi rrezikun e rënies së mbeturinave. Kina nuk ka komentuar ende për këtë rast.

Kanadaja tha të premten se po monitoronte "një incident të dytë të mundshëm" që përfshin një ‘balonë vëzhgimi’, por nuk tha se cili vend mund të qëndronte pas tij. Në deklaratë thuhet se po punohet ngushtë me SHBA-në për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm të Kanadasë nga kërcënimet e inteligjencës së huaj.

Balona 'spiune' kineze ngjall pasiguri në qiejt e SHBA-ve,

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se qeveria përgatiti avionë luftarakë, përfshirë F-22, në rast se Shtëpia e Bardhë urdhëronte që objekti të rrëzohej. Udhëheqësit e lartë ushtarakë, duke përfshirë sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe gjeneralin Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, u takuan të mërkurën për të vlerësuar kërcënimin.

Ata këshilluan që të mos ndërmerren veprim kinetike kundër balonës për shkak të rrezikut që rënia e mbeturinave mund të paraqesë për njerëzit në tokë.

Shteti i Montanës, është shtëpia e një prej vetëm tre fushave silo raketore bërthamore në vend, në bazën e Forcave Ajrore Malmstrom, dhe zyrtarët thanë se anija e dukshme spiune po fluturonte mbi vende të ndjeshme për të mbledhur informacion.

Burimi: BBC

balona kineze

Sondazh

Poll