“Me frikë pas veshit”/ Kamerat pirate ekspozojnë kontrollin e territorit nga krimi, qytetarët: Ka nga ata mbahen dhe hajnë nga krimi
Foto ilustruese Pak ditë pasi punonjës të policisë u ngjitën në vinçat e komunales për të k&...
Mungesa e prokurorit për arsye shëndetësore solli shtyrjen e shqyrtimit në gjykatë të kërkesës së Rusisë për ekstradimin e blogeres Svetlana Timofeeva, e cila akuzohet në Shqipëri dhe vendin e lindjes për spiunazh. Timofeeva kundërshton akuzat dhe ekstradimin në Rusi.
Edhe pse ishte e qartë që gjyqi do të shtyhej, Svetlana Timofeeva, blogerja ruse e arrestuar me akuzat për spiunazh në Shqipëri dhe e kërkuar për të njëjtat akuza në Rusi, u përpoq të bënte të qartë para gjykatës se nuk donte të ekstradohej në Rusi.
Kur gjyqtari i seancës, Elis Dine kërkoi gjeneralitetet dhe pyeti nëse ishte e martuar, Timofeeva tha përmes përkthyeses se ishte divorcuar për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
“Unë isha kundër luftës, ai e mbështeste”, tha ajo në një sallë ku veç dy avokatëve Fatmir Lushi dhe Isuf Shehu, ishin të pranishëm vetëm gazetarët.
Gjyqtari Dine bëri me dije se seanca do të ndërpritej për shkak të mungesës së prokurorit që kishte paraqitur raport mjekësor.
Timofeeva ndodhet e arrestuar në Shqipëri që pas një incidenti në ish Uzinën e Armëve në Gramsh. Ajo akuzohet sëbashku me Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov, se po kryenin spiunazh. Pas arrestimit në gusht ndaj Timofeevës u lëshua një urdhër arresti edhe nga Moska për akuza të ngjashme.
Ministria e Drejtësisë e referoi urdhrin në prokurori dhe prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar gjykatës shqyrtimin e tij. Në seancën e të enjtes nuk u bënë të ditura qëndrimet e palëve, por Timofeeva e kundërshton ekstradimin. Ajo thotë se në Rusi rrezikon të persekutohet për shkak të qëndrimeve të saj kundër luftës./BIRN
Foto ilustruese Pak ditë pasi punonjës të policisë u ngjitën në vinçat e komunales për të k&...
Charles McGonigal dhe Edi Rama SHBA- Komiteti Gjyqësor i Kongresit Amerikan i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, ku i...
Artan Hoxha dhe Dorian Duçka TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, "personi B" që përmendet në akt-a...
Emigrante ANGLI- Zyra për Punët e Brendshme në Britaninë e Madhe ka urdhëruar njësitë e azilkërkues...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fun...
Foto ilustruese Rënia e popullsisë dhe niveli i lartë i emigrimit dhe migrimit të brendshëm po ndikojnë negativisht te bashki...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar u arrestua teksa festonte me miqtë e tij, por ishte në arrest shtëpie për trafik droge. Kë...
Kokaina ITALI- Fabio Papa është dënuar me 10 vite burg, pasi akuzohet se po zhvendoste 435 kg kokainë, e cila ishte fshehur në...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me pengmarrjen e Gentian Omerit më 19 janar të këtij viti, pra...
Ibrahim El Salih (Lekica) TIRANË- Prokuroria e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar d&eu...