'Janë përfshirë kalabrezët'/ 435 kg kokainë e fshehur në kafe, 4 të arrestuar. Frika nga Fabio Papa se tregonte, 50-vjeçari u dënua me 10 vite burg
Kokaina ishte fshehur në 14 thasë të vendosura në fund të kontejnerit. Por Fabio Papa, 50 vjeç, ishte paguar për të thyer vulën e sigurisë nga konteineri dhe të nxirrte jashtë kokainën, e cila po të shitej do të kapte vlerën e mbi 30 milionë euro nëse do të mbërrinte në treg.
2 Shkurt 2023, 18:39Nga k.m.
Kokaina
ITALI- Fabio Papa është dënuar me 10 vite burg, pasi akuzohet se po zhvendoste 435 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një konteiner me kafe që vinte nga Rio de Zhaneiro dhe ishte zbarkuar në portin e Xhenovas. Kokaina ishte fshehur në 14 thasë të vendosura në fund të kontejnerit. Por Fabio Papa, 50 vjeç, ishte paguar për të thyer vulën e sigurisë nga konteineri dhe të nxirrte jashtë kokainën, e cila po të shitej do të kapte vlerën e mbi 30 milionë euro nëse do të mbërrinte në treg.
Ndërkohë që po sot, sipas mediave italiane, në pranga përfunduan edhe Massimo Malinconico, Alberto Pinto, Natale Giuliano dhe Rocco Lazzaro. Hetimi sqaroi se Natale Giuliano dhe Rocco Lazzaroishin kujdesur të kryenin kontrolle paraprake përpara mbërritjes së anijes me ngarkesën e kokainës. Në fakt, gjatë natës mes 6 dhe 7 shkurtit, Natale i kishte dhënë udhëzime Papës, përmes një celulari të përdorur ekskluzivisht për këtë operacion rikuperimi të drogës.
Por është një punonjës i katërt i arrestuar Massimo M. i Single Company Workers Merci Varie, i cili ishte i pranishëm në zonën e portit mbrëmjen e 6 shkurtit 2022 dhe i cili kishte lëvizur kontejnerin me kokainë në një zonë që nuk mbulohet nga kamerat për të lejuar Papën të vazhdojë me hapjen e saj dhe rikuperimin e ngarkesës.
Një vit më pas, disa përgjime tregojnë se Papa ishte shkaku i një shqetësimi të konsiderueshëm për Lazzaron dhe Giulianon, të cilët kishin frikë se ai do të bashkëpunonte me autoritetet gjyqësor, sepse ishte i pakënaqur me mungesën e ndihmën financiare që i ishte ofruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Megjithatë, për siguri më të madhe, Guliano përpiqet të kontaktojë kunatin e Papës për t'i thënë se donte t'i bënte të ditur "se kalabrezët ishin të përfshirë dhe se nëse çështja zbulohej, ai rrezikonte të merrte 20 vjet burg". Papa në fakt nuk përmendi kurrë emrat e bashkëpunëtorëve të tij gjatë marrjes në pyetje. Hetimet zbuluan gjithashtu një përfshirje të Giulianos dhe Pintos në një tjetër trafik të 300 kilogramëve kokainë, të cilat supozohej të mbërrinin në Gioia Tauro, por që ishin bllokuar në Greqi.