Aktualitet

Komiteti Gjyqësor i Kongresit Amerikan letër drejtorit të FBI-së për çështjen "McGonigal": Presim përgjigje brenda 16 shkurtit

Jordan dhe Gaetz, njoftuan drejtorin e FBI-së Christopher Wray kërkojnë që afati i fundit kur mund të marrin përgjigjet të jetë data 16 shkurt.

2 Shkurt 2023, 22:32 Nga k.m.
Komiteti Gjyqësor i Kongresit Amerikan letër drejtorit të
Charles McGonigal dhe Edi Rama

SHBA- Komiteti Gjyqësor i Kongresit Amerikan i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, ku i kërkon informacion të plotë mbi çështjen Charles "McGonigal". Dy kongresmenë amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i janë drejtuar sot FBI-së me një letër zyrtare dhe kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, eksperiencën e punës, komunikimet apo dokumente të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.

Jordan dhe Gaetz, njoftuan drejtorin e FBI-së Christopher Wray kërkojnë që afati i fundit kur mund të marrin përgjigjet të jetë data 16 shkurt.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to. Të gjitha dokumentet dhe komunikimet të lidhura me veprime të marra që mund të vënë në rrezik sigurinë kombëtare prej veprimeve të McGonigal. Lutemi që informacionet të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e Kongresit.

Një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll