Aktualitet

"Dosja McGonigal"/ Artan Hoxha zbulon ku ndodhet Dorian Duçka: Ka ardhur në Shqipëri, e takova

Hoxha gjithashtu deklaroi se Agron Neza, "personi A" i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë. 

2 Shkurt 2023, 21:32 Nga I.A
"Dosja McGonigal"/ Artan Hoxha zbulon ku ndodhet Dorian Duçka:
Artan Hoxha dhe Dorian Duçka

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, "personi B" që përmendet në akt-akuzën ndaj ish agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe ish këshilltar informal i kryeministri Rama, është kthyer në Shqipëri. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në Mcn Tv, Hoxha tha se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë. 

"Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë", tha Hoxha. 

Hoxha gjithashtu deklaroi se Agron Neza, "personi A" i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë. 

"Aq herë sa ka ardhur (Charles McGonigall) i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkë, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë. Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri", tha Hoxha. 

artan hoxha dorian ducka edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll