Politike

"Me këmishën që ke hapur nuk na tremb"/ Kunja dhe ironi mes Andi Bushatit dhe Edi Ramës, analisti largohet fare nga kuadri: Erla ika!

Teksa Rama fliste për çështjen "McGonigal", ndërhyri Andi Bushati, por numri një i qeverisë nuk ia pranoi. 

2 Shkurt 2023, 21:59 Nga k.m.
"Me këmishën që ke hapur nuk na tremb"/ Kunja dhe ironi
Andi Bushati teksa largohet nga studio

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Andi Bushati teksa flisnin për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Teksa Rama fliste për çështjen "McGonigal" në “Now me Erla Mëhillin”, ndërhyri Andi Bushati, por numri një i qeverisë nuk ia pranoi. 

PJESË NGA BISEDA: 

Rama: Nuk meritojnë më disponimin tim, më kanë tërhequr dhe mua në atë palonivel. Cili skandal për çfarë? Nuk jam marrë me asnjë hetim dhe nuk jam hetuar dhe nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk jam kontaktuar as direkt dhe asnjë indirekt.

Mund të më thoni si jeni njohur me McGonigal?

Rama: Jam njohur me të në zyrën time, ai ka kërkuar që të më takojë. Ka ardhur në zyrën time dhe kemi biseduar. Më ka takuar si piktor, si kryeministër pra. Kemi folur së bashku dhe kemi pasur një bisedë interesante mbi rajonin dhe interesat ruse. Pastaj takimet e tjera, ka ardhur një më pas në SHBA, më ka ftuar në zyrat e FBI. Më ka prezantuar dhe me të tjerë atje. Ka komunikuar direkt ai me ju.

Pika 40 e aktpadisë...

Rama: Shqipja është e dashura ime më hynore. Thatë që aty filloi hetimi. Unë skandalin e parave ruse e kam marrë si të gjithë nga BIRN. Po ta kisha pasur do ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së. Ata aty nuk kanë me mua asnjë punë.

Bushati: Erla të dalin ne po qe se të pengojmë në bisedë?

Rama: Prokurorëve popullorë unë nuk i përgjigjem kështu që harxhoni thjeshtë minuta.

Bushati: Me këmishën që ke hapur nuk na tremb dot po avash

*ikën Bushati

Erla Mëhilli: Bushati mos lëviz, aty rri!

edi rama andi bushati

Sondazh

Poll