Politike

Rama nuk u bë 'i gjallë' në Kuvend por në emisione, Berisha i çon MESAZH LIVE: Edi, bëhu burrë hajde 5 minuta këtu

Teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në Kuvend, Berisha e ka sfiduar.

2 Shkurt 2023, 21:02 Nga a.l
Rama nuk u bë 'i gjallë' në Kuvend por në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me çështjen McGonigal dhe rolin e kryeministrit Rama në takimet me ish-zyrtarin e FBI. Teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama në Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në Kuvend, Berisha e ka sfiduar.

Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

I pyetur në Top Channel për mungesën e tij në Kuvend, Rama tha: Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata.

sali berisha

Sondazh

Poll