Bota

Premtimi i 100-ditëshit/ Sunak: Së shpejti legjislacioni i ri, do rritet numri i shqiptarëve të dëbuar

Rishi Sunak paralajmëroi të ardhurit që konsiderohen "të papranueshëm" për t'u mbajtur në Britani nuk do të lejohen të qëndrojnë.

2 Shkurt 2023, 20:36 Nga k.m.
Premtimi i 100-ditëshit/ Sunak: Së shpejti legjislacioni i ri, do
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është zotuar të "rrisë" largimet e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria dhe këmbënguli se politika e diskutueshme e dërgimit të azilkërkuesve në Ruandë do të vazhdojë. Në një intervistë me Piers Morgan për "TalkTV", kryeministri tha se kërkesat për azil do të përshpejtohen në "çështje ditësh ose javësh" dhe "jo muajsh apo vitesh". Sunak paralajmëroi të ardhurit që konsiderohen "të papranueshëm" për t'u mbajtur në Britani nuk do të lejohen të qëndrojnë.

"Në “shumicën dërrmuese të rasteve”, ata do të dërgohen në “një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga kanë ardhur, nëse është i sigurt, si Shqipëria, apo, në rast të kundërt, do çohen në Ruanda”.

I pyetur nga Morgan nëse plani i qeverisë për Ruandën do të ndodhte vërtet ndonjëherë, Sunak tha: Po.

Kur u vu nën presion mbi planin e tij për emigracionin pas një viti rekord emigrantësh me varka të vogla nëpër kanalin anglez, ai shpalli një marrëveshje për largimin e shpejtë të azilkërkuesve shqiptarë si një nga arritjet e tij të mëdha si kryeministër.

“Në 100 ditët e para çfarë kemi bërë, çfarë kam bërë unë? Përgjigje, kam një marrëveshje të re me Francën, e cila po rrit numrin e patrullimeve që po ndodhin në plazhet franceze, gjë që tashmë po bën diferencën. Së dyti, kam një marrëveshje krejt të re me Shqipërinë. Ne po i kthejmë në fluturime emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe kjo do të rritet gjatë vitit. Dhe ky është një përmirësim i dukshëm i situatës. Kjo marrëveshje është një marrëveshje e re.”

Kryeministri tha se ka në plan të paraqesë ligje të reja së shpejti për të zbatuar ndryshimet në përpunimet e ligjeve të azilit. Ndalimi i varkave të vogla ishte një nga pesë premtimet kryesore të tij të bëra në një fjalim muajin e kaluar. Ndryshimi i rregullave të azilit nga qeveria ka shkaktuar disa sfida ligjore dhe dënime nga grupet e ndihmës për refugjatët dhe OKB-ja. Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha se plani do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe do të minonte "traditën humanitare" të Britanisë së Madhe./ independent.co.uk

rishi sunak

Sondazh

Poll