Bota

KUJDES! DETAJE të rënda nga rasti i dhunimit në Greqi, babai abuzon me të birin 4-vjeçar. U përfshi dhe gjyshja, i mituri ia tregoi duke qarë të ëmës tmerrin

Rasti doli në dritë pas denoncimit të nënës së tij, e cila kuptoi se fëmija kishte shenja në të gjithë trupin dhe filloi të shprehte një sjellje seksuale të pazakontë për moshën e tij.

2 Shkurt 2023, 19:45 Nga k.m.
KUJDES! DETAJE të rënda nga rasti i dhunimit në Greqi, babai
Foto ilustruese

GREQI- Një djalë 4-vjeçar në Greqi ka përjetuar momente tmerri nga babai i tij, djali i një prifti, i cili dyshohet se e ka përdhunuar vazhdimisht dhe madje ka filmuar torturimin e fëmijës në prani të të gjyshes.

“Dua që të shihet e vërteta, të dalë më në fund në dritë për këta përbindësha që po përpiqen në çdo mënyrë të fshehin fytyrat e tyre,”- tha nëna e 4-vjeçares duke folur për Mega. Nëna e të miturit vuri në dukje se 4-vjeçari po “ulërinte” gjatë ekspertizës mjeko-ligjore.

“Nuk mund ta imagjinoni sa turbulente ishte. Qante dhe vetëm qante."

Rasti doli në dritë pas denoncimit të nënës së tij, e cila kuptoi se fëmija kishte shenja në të gjithë trupin dhe filloi të shprehte një sjellje seksuale të pazakontë për moshën e tij. Protothema.gr ka nxjerrë në dritë dëshminë e nënës, e cila ka pikasur shenjat e para kur djali iu kthye nga shtëpia e ish-bashkëshortit: Kur e mora fëmijën shkuam së bashku në supermarket dhe aty në një moment kur fëmija hoqi kapelën e pashë që ishte goditur në ballë nga ana e majtë. Më pas i thashë të ngrinte këmishën dhe zbulova se edhe ai ishte goditur në sternum. Pastaj kur shkuam në shtëpi dhe e lava, pashë që ishte rrahur në këmbë dhe në duar.

Më pas, 38-vjeçarja tregon se si ka marrë vesh që fëmija i saj është abuzuar seksualisht dhe kush është autori i abuzimit: Më bëri përshtypje të veçantë që fëmija nuk kishte oreks dhe ishte vazhdimisht i trishtuar dhe nuk fliste fare. Kohët e fundit fëmija ka humbur katër deri në pesë kilogramë. Fëmija im për herë të parë filloi të qante në gjumë dhe të zgjohej. Më 6 korrik pashë fëmijën të shtrirë lakuriq në krevat dhe duke luajtur me organin e tij gjenitar. Pastaj e pyeta se çfarë po bënte dhe ai më tha që edhe i ati bënte të njëjtën gjë, madje ia vendoste dhe në të pasme. Ndërsa më shtoi se e gjyshja ecte gjithmonë lakuriq nëpër shtëpi. 

Në dëshminë e saj, 38-vjeçarja flet edhe për rolin e gjyshes, e cila sipas përshkrimeve të të miturit, sillej vazhdimisht lakuriq nëpër shtëpi, duke e goditur dhe puthur në organet gjenitale.

“Ajo e detyronte djalin që të prekte veten, ndërkohë që bënte të njëjtën gjë dhe vendoste gishtatnë anusin e tij,”- tha ajo.

Fëmija është ekzaminuar nga psikologu i fëmijëve, i cili ka konstatuar se 4-vjeçari ishte abuzuar seksualisht nga babai dhe gjyshja. Në fakt, gjatë bisedës që ka bërë me 4-vjeçarin janë zbardhur të gjitha detajet e tmerrit që dyshohet se ka përjetuar fëmija në shtëpinë e babait të tij.

4-vjeçari e ka quajtur “vidë” organin e tij mashkullor dhe siç ka treguar, babai e ka detyruar t’i përkëdhelte edhe organin e tij gjenital.

“Babi po grindej me mua, më quajti fëmijë i keq. E preka vidën e babit,”- janë disa nga fjalët e viktimës së mitur që përshkruan ferrin që ka jetuar.

Sipas përshkrimeve të 4-vjeçarit, një rol aktiv në abuzimin që ka pësuar ka luajtur edhe gjyshja e tij. Gjyshja ecte gjatë gjithë kohës lakuriq nëpër shtëpi.

“Babai i vinte prangat gjyshes kur luanim ‘policët dhe hajdutët’. Kur luanim ‘vidën’, ai na filmonte me kamerë”.

Përveç akteve vulgare dhe të shëmtuara, dyshohet se babai dhe gjyshja e tij e kanë rrahur në fytyrë dhe në organet gjenitale. Tortura e 4-vjeçarit nuk u ndal me kaq, pasi babai i tij shfaqet përmes përshkrimit të viktimës duke regjistruar veprimin e tij të neveritshëm me një aparat fotografik.

“Babi më mbylli gojën me shirit dhe më lidhi këmbët...Më merrte në kamera dhe më tregonte në televizor,”-ka treguar i mituri. Nga ekzaminimi i të miturit janë konstatuar shenja të rënda abuzimi dhe njohuritë e tij për aktet seksuale nuk korrespondojnë me moshën e tij.

“Është nisur një ndjekje penale e paprecedentë me denoncimet e viktimës së mitur, vlefshmëria e së cilës konfirmohet pa mëdyshje nga psikologu i fëmijëve dhe punonjësja sociale. Ndërsa edhe raporti mjeko-ligjor, i cili fatkeqësisht është kryer me vonesë disaditore, është bërë me vështirësi pasi fëmija nuk bashkëpunonte, dhe nga ana tjetër, u konstatua se kishte ende plagë të dukshme në duar dhe këmbë,"-shprehet për protothema.gr avokati i nënës së 4-vjeçarit, zotit Yiannis Marakakis.

Nga ana e tij, me anë të avokatit, babai pretendon se gjithçka është gënjeshtër dhe beson se qëllimi është që ish-bashkëshortja t'ia marrë fëmijën.

greqi

Sondazh

Poll