Bota

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Gjatë telefonatës, e cila u bë mëngjesin e së martës, u dëgjua një zë i ri mashkullor, me theks të lehtë bolognez.

2 Shkurt 2023, 19:57 Nga k.m.
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm
Foto ilustruese

ITALI- Një telefonatë anonime, e marrë në zyrën e Bolonjës të gazetës "Il Resto del Carlino", paralajmëroi për një sulm në qytet në lidhje me çështjen Cospito. E njëjta gazetë e raportoi lajmin. Gjatë telefonatës, e cila u bë mëngjesin e së martës, u dëgjua një zë i ri mashkullor, me theks të lehtë bolognez.

“Do të ketë një sulm të rëndë në Bolonja për ngjarjet që kanë të bëjnë me Cospito,”-tha ai në telefon. 

Në të njëjtën gazetë u dërgua edhe një letër kundër kryeministrit Giorgia Meloni dhe kundër ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto. Përmbajtja kritikonte dhe linjën politike të Italisë për Ukrainën. Por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë, e telefonata duket se ka pasur vetëm qëllim, panikosjen e opinionit publik./TG

itali

Sondazh

Poll