Bota

Ndodh në Kinë! Nusja fton ish-të dashurit në dasmën e saj, i 'surprizon' duke i ulur në një tavolinë (VIDEO)

Në tavolinë u vu re edhe një grua, të cilës disa përdorues të rrjetit supozuan se mund të ishte një nga partneret e burrave.

2 Shkurt 2023, 20:06 Nga a.l
Ndodh në Kinë! Nusja fton ish-të dashurit në dasmën e
Kinë

KINË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ceremoni martesore në Kinë. Një vajzë ka vendosur të ftojë ish- të dashurit e saj në dasmën e saj, por arsyeja nuk dihet. Nusja i ka ftuar këta pesë djem, duke i vendosur të gjithë në të njëjtën tryezë. Dhe në atë tavolinë, kishte një letër ku shkruhej "tavolina e ish-të dashurve" në kinezisht.

"Si arriti nusja të mbledhë kaq shumë djem që ngjasojnë shumë me një tjetër? A e pashë mirë? Duket sikur ish-të dashurit kanë të njëjtën fytyrë, hahaha," bënin shaka përdoruesit e rrjetit sesi ish të dashurit e nuses kanë të gjithë fytyra të rrumbullakët.

Nuk është e vështirë të kuptosh se si duket burri i saj”, tha me shaka një tjetër përdorues i rrjetit. 

Siç shihet në video, disa nga djemtë dukeshin në siklet në vendet e tyre. Në tavolinë u vu re edhe një grua, të cilës disa përdorues të rrjetit supozuan se mund të ishte një nga partneret e burrave. Duke lënë mënjanë shakatë, disa përdorues të rrjetit menduan se si nusja dhe dhëndri nuk mbanin mëri, duke i përshkruar ata si me "zemër të madhe" dhe "bujarë".

Megjithatë, disa përdorues të internetit nuk u pajtuan, duke thënë se ishte "e papërshtatshme" dhe "mosrespektim" i nuses ndaj familjes së dhëndrit. Të tjerë u shprehën se njeriu duhet të vendosë gjithmonë kufij të qartë me një ish dhe të vazhdojë përpara. Kishte gjithashtu skeptikë që vunë në dukje se shkrimi në kartat e vendeve ishte i tmerrshëm, duke sugjeruar se video ishte ose një shaka ose thjesht një krijues i përmbajtjes për të "kërkuar vëmendjen"

nusja fton ish te dashurit ne dasme

Sondazh

Poll