Bota

Dalin AKUZA të reja/ Andrew Tate përdhunoi modelen e OnlyFans dhe e ktheu në "skllave"

Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan akuzohen se i kanë kthyer 6 gra në "skllave seksi" pasi i kanë trafikuar në Rumani.

2 Shkurt 2023, 19:19 Nga k.m.
Dalin AKUZA të reja/ Andrew Tate përdhunoi modelen e OnlyFans dhe e
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Andrew Tate përdhunoi dy herë një modele të "OnlyFans" pasi e joshi atë të punonte për të si një vajzë me kamera. Kështu pretendojnë prokurorët e çështjes së tij në Rumani. Tate dhe vëllai i tij, Tristan akuzohen se i kanë kthyer 6 gra në "skllave seksi" pasi i kanë trafikuar në Rumani.

Thuhet se Tates dhe dy gra rumune që i ndihmonin- të njohur gjithashtu si "engjëjt" e tyre - i shfrytëzonin gratë, duke u marrë gjysmën e të ardhurave të tyre ndërsa shfrytëzoheshin në OnlyFans. Dhe një skedar i ri dokumentesh prej 61 faqesh nga prokurorët i parashtron akuzat, duke përfshirë akuzat për përdhunim kundër Andrew. Megjithatë vëllezërit Tate mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre.

Andrew pretendohet se ka joshur një grua pa emër, nga Moldavia, për t'u bashkuar me të në Rumani - duke e siguruar atë "asgjë e keqe nuk do t'i ndodhte". Ai më pas dyshohet se e ka përdhunuar dy herë, derisa ajo iu bashkua "skuadrës" së tij. Megjithatë Tate pretendon se seksi ishte konsensual dhe duke akuzuar viktimën e supozuar për fabrikim të pretendimeve për përdhunim.

“Ti do të jesh e imja përgjithmonë”, dyshohet se i ka thënë Tate në një mesazh në ëhatsApp më 4 shkurt 2022. E po ashtu, dyshohet se ka diskutuar edhe për martesën me të, por ka insistuar se ajo duhet të jetë në "anën" e tij.

Andrew, 36 vjeç, i shkroi për herë të parë në janar 2022. Më pas, ata u takuan personalisht në Londër në shkurt dhe më pas ajo u transferua në Rumani në mars.

Marrë nga TheSun

andrew tate tristan tate rumani

Sondazh

Poll