Bota

Vazhdon përplasja mes familjeve! Në Alonissos pa Lydias, nëna e Caroline Crouch rikthehet në Greqi, si reaguan prindërit e pilotit vrasës

Sipas emisionit “To Proinono” në ANT1, nëna e Caroline është rikthyer për disa ditë në Alonissos. Megjithatë, Lydia ndodhet në Filipine.

2 Shkurt 2023, 17:27 Nga k.m.
Vazhdon përplasja mes familjeve! Në Alonissos pa Lydias, nëna e
Caroline Crouch

GREQI- Marrëdhëniet mes familjeve të Caroline Crouch dhe Babis Anagnostopoulos mbeten të tensionuara, me vajzën e çiftit Lydia në qendër të mosmarrëveshjes, teksa prindërit e pilotit të dënuar që thërrasin Policinë për të denoncuar shkeljen e vendimit të Gjykatës. Sipas emisionit “To Proinono” në ANT1, nëna e Caroline është rikthyer për disa ditë në Alonissos. Megjithatë, Lydia ndodhet në Filipine.

Kur prindërit e pilotit të dënuar për vrasjen e gruas mësuan se Susanna Crouchs kishte mbërritur në Alonissos, ata shkuan në ishull për të zbuluar nëse ajo kishte me vete mbesën e tyre. Një urdhër gjykate u jep atyre të drejtën ta shohin atë në pesë ditët e fundit të çdo muaji.

Kur arritën në shtëpi, zbuluan se Lidia nuk ishte me të dhe thirrën Policinë. Madje, dyshohet se prindërit e Caroline as nuk e kanë hapur derën dhe kanë referuar familjen e Babisit te avokati i tyre.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

vrasja e caroline crouch caroline crouch babis anagnostopulos

Sondazh

Poll