Bota

'Ata nuk e kuptojnë'/ Putin: Rusia ka miq në botë, pavarësisht propagandës së perëndimit

Ai gjithashtu paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj se nuk mund ta mposhtin Rusinë, duke mbledhur mbështetjen e brendshme për pushtimin e tij në Ukrainë në një fjalim që shënon një fitore kyçe në Luftën e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. 

2 Shkurt 2023, 17:10 Nga a.l
'Ata nuk e kuptojnë'/ Putin: Rusia ka miq në botë,
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në përkujtimet e 80-vjetorit të fitores sovjetike mbi forcat naziste në betejën e Stalingradit, një luftë e gjatë dhe rraskapitëse që rezonon në konfliktin aktual në Ukrainë. Gjatë fjalimit të tij ai Rusia ka shumë miq në botë, pavarësisht përpjekjeve të propagandës pro-perëndimore.

Ne e dimë se megjithë përpjekjet e propagandës zyrtare dhe të natyrës venitare të elitave perëndimore jomiqësore ndaj nesh, ne kemi shumë miq në të gjithë botën, duke përfshirë kontinentin amerikan, në Amerikën e Veriut dhe Evropë”, tha kreu i shtetit rus, të enjten në një koncert gala me rastin e 80-vjetorit të fitores në Betejën e Stalingradit.

Ai gjithashtu paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj se nuk mund ta mposhtin Rusinë, duke mbledhur mbështetjen e brendshme për pushtimin e tij në Ukrainë në një fjalim që shënon një fitore kyçe në Luftën e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ata që presin të fitojnë një fitore kundër Rusisë në fushën e betejës, nuk e kuptojnë se lufta moderne me Rusinë do të jetë krejtësisht ndryshe për ta. Ne nuk po dërgojmë tanke në kufijtë e tyre, por ne kemi mjetet për të luftuar dhe ata nuk do të kufizohen vetëm në blindat. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë", tha ai.

Ndërsa pushtimi i Putinit zvarritet drejt vitit të tij të dytë, Kremlini, duke kërkuar të forcojë mbështetjen publike për përpjekjet e zgjeruara të luftës, është përpjekur gjithnjë e më shumë ta portretizojë atë si një luftë kundër përpjekjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të nënshtruar Rusinë. Mbështetësit e Ukrainës kanë qenë të kujdesshëm për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e Moskës, megjithëse ata janë duke rritur vazhdimisht furnizimet me armë. Kievi ka thënë vazhdimisht se qëllimi i tij është të dëbojë trupat ruse nga territori ukrainas. Beteja e Stalingradit, një moment vendimtar në atë që në Rusi njihet si "Lufta e Madhe Patriotike", mbetet një simbol i fuqishëm kombëtar. Luftimet zgjatën për më shumë se gjashtë muaj, duke kushtuar afro dy milionë jetë nga të dyja palët dhe përfunduan me dorëzimin e forcave gjermane.

 

vladimir putin

Sondazh

Poll