Bota

Apeli i Speciales ul dënimin Gucatit e Haradinajt, ish-krerët e UÇK-së do të vuajnë tre muaj më pak

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.

2 Shkurt 2023, 14:59 Nga I.A
Apeli i Speciales ul dënimin Gucatit e Haradinajt, ish-krerët e
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Lustës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020. Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.

uÇk kosova ne hage hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll