Bota

Kuvendi i Kosovës, Kurti tregon 6 kushtet për formimin e Asociacionit: S'duhet të jetë monoetnik, t’i shërbejë bashkëpunimit

Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik.

2 Shkurt 2023, 11:31 Nga A.B
Kuvendi i Kosovës, Kurti tregon 6 kushtet për formimin e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi. Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik.

“Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Nuk mund të jetë Asociacion monoetnik dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimin horizontal me komunat”, ka thënë ai.

Kusht tjetër sipas kryeministrit është që para formimit të Asociacionit, të shuhen strukturat ilegale të Serbisë edhe bëhet dorëzimi i armëve ilegale.

6 KUSHTET:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit per vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013).

albin kurti

Sondazh

Poll