Bota

Të shtëna me armë mes dy grupeve rivale në Kosovë

Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. 

2 Shkurt 2023, 11:41 Nga f.g
Të shtëna me armë mes dy grupeve rivale në Kosovë
Foto ilustruese

KOSOVE- Dy grupe të rinjsh në rivalitet me njëri-tjetrin janë përplasur fizikisht në "Fushë-Kosovë" ndërsa konflikti është agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Kosovë. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. 

“Pas një përleshje në mes të dy grupeve ku dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar. Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër  por pa lëndime, me ç ‘rast në vend ngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një pistoletë”, thekson policia./Dosja.al

perplasje me arme zjarri ne fushe-kosove

Sondazh

Poll