Bota

Mega-operacion në Itali dhe Florida, sekuestrohen 45 milionë euro pasuri, u përkasin dy vëllezërve, pjesë e klanit ‘Ndrangheta

Që nga viti 2019, vetëm nga 'Ndrangheta janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 650 milionë euro në të gjithë territorin kombëtar. 

2 Shkurt 2023, 08:36 Nga F.M
Mega-operacion në Itali dhe Florida, sekuestrohen 45 milionë euro
Karabinieri

ITALI- Sekuestrohen 45 milionë euro pasuri! Në provincat e Reggio Calabria, Milano, Messina, Bari dhe në Florida (Shtetet e Bashkuara), agjentët e Shërbimit Qendror Anti-Krim dhe të Divizionit Kundër Krimit të Shtabit të Policisë Reggio Calabria po zbatojnë një urdhër sekuestrimi të aseteve. Mediat italiane shkruajnë se asetet me një vlerë totale prej 45 milionë eurosh u përkasin dy vëllezërve, pjesë e klanit ‘Ndrangheta, sipërmarrës aktivë në sektorin e ndërtimit dhe brokerimit të pasurive të paluajtshme.

“Drejtoria Qendrore Kundër Krimit të Policisë së Shtetit zbaton prej vitesh një strategji që synon të shënjestrojë pasuritë e paligjshme të grumbulluara nga mafiozët, duke përdorur si sekuestrime kriminale, ashtu edhe masa parandaluese”, tha drejtori qendror antikrim i shtetit.

Që nga viti 2019, vetëm nga 'Ndrangheta janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 650 milionë euro në të gjithë territorin kombëtar. Kjo e fundit, e prekur nga operacioni i sotëm, është organizata mafioze më e rrezikshme, si nga pikëpamja ushtarake, ashtu edhe nga ajo ekonomike. 

Pritet që drejtori i antikrimit, komisioneri Bruno Megale dhe drejtori i shërbimit qendror kundër krimit, Giuseppe Linares të japin detaje në lidhje me operacionin.

goditet ndrangheta

Sondazh

Poll