Bota

Goditet 'Ndrangheta, arrestohet në Francë Edgardo Greco, kërkohej prej vitit 2006

I arratisuri Edgardo Greco u identifikua në Sant'Etienne, pas rezultatit të hetimit, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Catanzaro.

2 Shkurt 2023, 10:00 Nga F.M
Goditet 'Ndrangheta, arrestohet në Francë Edgardo Greco,
Edgardo Greco

FRANCË- Edgardo Greco, anëtar i klanit 'Ndrangheta, i arratisur që nga tetori i vitit 2006 është arrestuar sot në Francë. Ai ishte shpallur në kërkim që nga viti 2014 për vrasjen e dyfishtë të Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo që ndodhi në Cozenza më 5 janar 1991 dhe për tentativën e vrasjes së Emiliano Mosciaro në korrik të po këtij viti.

I arratisuri Edgardo Greco u identifikua në Sant'Etienne, pas rezultatit të hetimit, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Catanzaro.

Greco është pjesë e dosjes për të cilën kanë nisur hetimet në Kozencë pas përplasjeve mes dy grupeve. Në atë kohë, i gjithë procesi gjyqësor mori emrin "Të zhdukurit".

Gjyqi u kushtoi jetën vëllezërve Bartolomeo, të cilët, të cilët aspironin për "autonomi" dhe konsideratë më të madhe brenda Cosche Cosenza. Ata u vranë në një bar, brenda një tregu peshku. Kufomat e tyre u zhdukën dhe nuk u gjetën më.

edgardo greco

Sondazh

Poll