Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç bisedë telefonike me Antony Blinken, çfarë u diskutua

Vuçiç njofton se fokusi i bisedës ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin janë qëllimet kryesore për njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. 

1 Shkurt 2023, 21:44 Nga a.l
Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç bisedë telefonike me Antony
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar pasditen e sotme nëj bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiç njofton se fokusi i bisedës ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin janë qëllimet kryesore për njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. 

Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe posaçërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë qëllimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

aleksander vucic antony blinken

Sondazh

Poll