1 Shkurt 2023, 15:55
Nga A.B
Messina Denaro
ITALI-Prokurorët e Palermos kanë nisur hetimet për të zbuluar kartat e identitetit të bosit të mafias Messina Denaro. Mirëpo, ata janë hasur në një problem pasi rezulton se kartat janë vjedhur. Dyshohet se mjetet e ID të Denaros u zhdukën nga Komuna e Trapanit në vitet 2015 dhe 2018.
Vjedhja e parë ka ndodhur në delegacionin komunal të Borgo Madonna-s, në via Giuseppe Polizzi. Hajdutët hynë në aksion gjatë natës duke hapur derën e pallatit e duke marrë kartat e identitetit dhe disa mijëra euro. Tre vjet më vonë, pasi fikën energjinë elektrike në një bllok të tërë, kriminelët hynë në zyrat periferike të Largo San Francesco di Paola dhe vodhën kasafortën me një mijë dokumente identifikimi dhe para. Autorët e vjedhjes së dytë, u arrestuan pak kohë më vonë, por u gjet vetëm një pjesë e plaçkës.
Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'?
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
Burimi: Tgcom
matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro
Bota
1 Shkurt 2023, 15:51
k.m.
Gillian Keegan
BRITANI E MADHE- Sekretarja e Shtetit për Arsimin, Gillian Keegan është në epiqendër të një skandali n&e...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:47
a.l
arrestohet çifti rus në restorant
RUSI- Autoritetet ruse kanë arrestuar një çift, të identifikuar si Olesya Ovchinnikova ...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:35
a.l
Universiteti në Milano
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano të Italisë. Mediat iltaliane ra...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:38
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se do të ishte mirë q&eum...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:26
k.m.
Identikiti i vrasësit serial
GJERMANI- Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor ë...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:32
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Për analistin e Neue Zürcher Zeitung njohës i çështjeve të Ballkanit, Andreas Ernst ësht&eum...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:30
a.l
SHBA
SHBA- SHBA ka shprehur sërish mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë, pasi do ta financojë s&e...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:12
a.l
Shpërthimi në Pakistan
PAKISTAN- Disa të dyshuar janë arrestuar në lidhje me shpërthimin në një xhami n&e...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:15
k.m.
Foto ilustruese
Qyteti turk i Izmirit, i cili shtrihet në bregun e detit Egje, konsiderohet nga autoritetet gjermane të hetuesisë si nj&eum...
Bota
1 Shkurt 2023, 15:14
I.A
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Turqia e shikon me pozitivitet aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet at&...