Bota

Sulmi me bombë në Pakistan/ Arrestohen disa të dyshuar, shefi i policisë: Dikush brenda xhamisë ka ndihmuar autorin

Shefi i policisë së Peshawarit, Mohammad Aijaz Khan ka deklaruar se pritet arrestime masive pasi po kryhen hetime më të gjera lidhur me rastin. 

1 Shkurt 2023, 15:12 Nga a.l
Sulmi me bombë në Pakistan/ Arrestohen disa të dyshuar, shefi i
Shpërthimi në Pakistan

PAKISTAN- Disa të dyshuar janë arrestuar në lidhje me shpërthimin në një xhami në qytetin verior të Pakistanit, Peshawar, ku u vranë më shumë se 100 njerëz. Shefi i policisë së Peshawarit, Mohammad Aijaz Khan ka deklaruar se pritet arrestime masive pasi po kryhen hetime më të gjera lidhur me rastin. 

Autoritetet po hetojnë gjithashtu se si sulmuesi hyri në xhami. Familjet që jetojnë në kompleksin e policisë ku ndodhet xhamia po merren në pyetje pasi policia nuk mund të përjashtojë që sulmuesi mund të jetë ndihmuar nga dikush brenda vendit, shkruan CNN. 

Policia dyshon se 12 kilogramë (26.5 paund) eksploziv janë përdorur nga një kamikaz. Punonjësit e urgjencës kërkuan nëpër rrënoja për të gjetur të mbijetuarit si pasojë e shpërthimit, por autoritetet thanë se nga rrënojat janë nxjerrë vetëm viktima, deri më tani./ Dosja.al

shperthim ne pakistan

Sondazh

Poll