Bota

'Bëhuni realistë, nuk rriten dot pagat tani'/ "Kryeqëzohet" sekretarja e Arsimit në Angli, iu përgjij grevistëve me Rolex në dorë

Teksa mësuesit janë në grevë pasi kërkojnë rritje pagash, ajo doli në një emision dhe u kërkoi që të ishin më realistë me kërkesat e tyre, ndërkohë që ajo vetë mbante veshur një Rolex 10 mijë paund ose 11.307 euro.

1 Shkurt 2023, 15:51 Nga k.m.
'Bëhuni realistë, nuk rriten dot pagat tani'/
Gillian Keegan

BRITANI E MADHE- Sekretarja e Shtetit për Arsimin, Gillian Keegan është në epiqendër të një skandali në Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha prej një ore që ajo mban në dorë. Teksa mësuesit janë në grevë pasi kërkojnë rritje pagash, ajo doli në një emision dhe u kërkoi që të ishin më realistë me kërkesat e tyre, ndërkohë që ajo vetë mbante veshur një Rolex 10 mijë paund ose 11.307 euro.

Duke i përshkruar grevat e mësuesvesi "të papranueshme", Keegan u shfaq me orën e saj, për të cilën tha se ishte një dhuratë nga bashkëshorti i saj. 

'Bëhuni realistë, nuk rriten dot pagat tani'/
Ora Rolex

"Ajo që nuk është realiste, janë kërkesat tona kur ne e shikojmë inflacionin. Ne nuk mund të rrezikojmë ta ushqejmë inflacionin me rritje pagash që e shkatërrojnë atë. Duhet të kujdesemi për të gjithë sektorët e ekonomisë”.

Për gazetën britanike “Daily Mail”, nuk është hera e parë që kjo ministre ka mbajtur veshur të njëjtën orë, por kësaj here përkoi keq me protestës. NEU, sindikata më e madhe e mësuesve në Britani, ka njoftuar se qeveria e Londrës po ofron një rritje pagash prej 5%, që sipas saj është e barabartë me një ulje pagash. Nga ana e saj, qeveria Sunak e ka bërë të qartë se nuk mund të përballojë rritje më të mëdha pagash, duke paralajmëruar se çdo shtim, do të përkeqësonte problemin e inflacionit.

gillian keegan

Sondazh

Poll