Bota

Vuçiç: Do të ishte mirë që në Kuvend të arrijmë sa më shumë unitet për Kosovën, por unë nuk besoj në këtë

Vuçiç, në pyetjen e një gazetari se a do të ketë marrëveshje në seancën e nesërme të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, ku do të marrë pjesë, tha se nuk beson në këtë.

1 Shkurt 2023, 15:38 Nga I.A
Vuçiç: Do të ishte mirë që në Kuvend të
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se do të ishte mirë që në seancën e nesërme të Kuvendit të Serbisë për Kosovën të arrihet sa më shumë unitet, por shtoi se nuk beson në këtë. Vuçiç, në pyetjen e një gazetari se a do të ketë marrëveshje në seancën e nesërme të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, ku do të marrë pjesë, tha se nuk beson në këtë.

"Ne jetojmë në një formë demokratike të regjimit politik dhe është e natyrshme që njerëzit të mos pajtohen. Nuk është e natyrshme që ne të mos e kuptojmë njëri-tjetrin kur kemi përpara detyrat kryesore kombëtare dhe kur jemi në një kohë kur ndoshta është më e vështira për Evropën dhe botën që nga Lufta e Dytë Botërore, për ne që nga vitet nëntëdhjetë”, shpjegoi Vuçiç pas vizitës në fillimin e punimeve për ndërtimin e interkonjektorit të gazit ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë.

Ai ka treguar, se nuk dihet se çfarë do të ndodhë nesër dhe nëse lufta do të shtrihet në shumë vende të tjera të botës. Ai beson se do të ishte mirë që nesër të arrihet sa më shumë unitet në Kuvend, por nënvizon se nuk beson në këtë.

“Do të ishte mirë që të arrijmë sa më shumë unitet, por a besoj në këtë - jo. E di që për shumë, kur Serbia është në vështirësi, është një mundësi për të marrë pikë politike dhe pushtet. Nuk kam problem me kaq si President i Republikes nuk do t'i justifikoj askujt. Presidentet e tjere kur te vinin recitonin fjalimet dhe dilnin nga parlamenti. Jam i vetmi qe marr pjese ne debat per here te katert gati te rri dy-tri dite sa te zgjase debati ne parlament pa u larguar. Kam bere cdo gje me ndershmeri dhe do te luftoj per vendin tim sa te mundem dhe sa te jem president ne perputhje me mandatin kushtetues, duke mos e tejkaluar për asnjë moment”, ka theksuar Vuçiç.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll