Bota

'Kosova i është marrë Serbisë'/ Presidenti kroat 'pendohet' për deklaratën: Është keqkuptuar, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj

Në një konferencë për media në Zagreb ai është shprehur se Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe se Serbia duhet të njohë pavarësinë e saj. Sa i takon reagimeve në Serbi ndaj deklaratës së tij të bujshme për aneksimin e Kosovës, Milanoviç tha se nuk duhet të entuziazmohen nga qëndrimi i tij. 

1 Shkurt 2023, 14:04 Nga a.l
'Kosova i është marrë Serbisë'/ Presidenti kroat
Zoran Milanoviç

KOSOVË- Presidenti kroat, Zoran Milanoviç i cili më herët bëri një deklaratë skeptike lidhur me aneksimin e Kosovës ku u shpreh se 'Kosova është marrë nga Serbia', ka reaguar sërish por këtë herë duke u shprehur se deklarat e tij është keqkuptuar. Në një konferencë për media në Zagreb ai është shprehur se Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe se Serbia duhet të njohë pavarësinë e saj. Sa i takon reagimeve në Serbi ndaj deklaratës së tij të bujshme për aneksimin e Kosovës, Milanoviç tha se nuk duhet të entuziazmohen nga qëndrimi i tij. 

Nuk jam dëgjuar me Vuçiqin. Është mirë që tani e ka kuptuar se fillimisht duhej ta studiojë deklaratën time. Sepse është e qartë se nuk ka reaguar në atë të parën. Mesazhi im për ekipin në Serbi… Tugjmani ka thënë se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë. Ka kohë që ajo nuk është më çështje e brendshme e Serbisë. Prandaj u them tabloidëve serbë “pa entuziazëm, ju lutem”. Dua që Serbia të shohë perspektivën e saj perëndimore. Serbia ka mbetur pa Kosovën. Ka mbetur pa të në luftë. Kosova është njohur. Unë shkoj përreth duke u thënë të tjerëve ta njohin Kosovën. Që Serbia të vijë në Perëndim, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar. Rusia po përpiqet diçka me Ukrainën dhe do të duhet ta njohë Kosovën. Serbia po i pengon Rusisë. Serbia do të duhet që disi ta njohë Kosovën dhe kjo nuk do t’i pëlqejë. Plani i Amerikës për Kosovën është i mirë. Unë do të doja që këtë ta bënte Brukseli, por ata nuk janë në gjendje”, ka thënë Millanoviç.

Tre ditë më parë, Millanoviç tronditi opinionin publik pas një deklarate për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se Kosova ishte 'marrë' nga Serbia.

Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Ne e aneksuam Kosovën. Ne bashkë me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Këtu nuk bëhet fjalë për Kosovën, por për gjithë konceptin në të cilin dikush mendon se ka të drejtë. Po kështu edhe Krimeja – Krimeja nuk do të jetë kurrë më në Ukrainë. Kështu thonë gjeneralët kryesorë gjermanë”, kishte deklaruar presidenti Millanoviç dhe kishte shtuar se mijëra njerëz po vdesin atje.

Deklarata ka shkaktuar reagime si nga pala kosovare dhe nga ajo kroate e serbe. 

zoran milanovic

Sondazh

Poll